Kemi disa lajme të mira për të gjithë fansat e Attack on Titan! Javën e fundit drejtori Shinji Higuchi njoftoi se përshtatja e aksionit të filmit me të cilën ai po punon do të ndahet në dy filma. Ai gjithashtu shfaqi se me ndihmën e krijuesit të mangës Hajime Isayama, ata do të prezantojnë disa personazhe të reja dhe disa armiq më të rrezikshëm. Si fans i ekskluzivitetit, unë jam plotësisht dakort me personazhet e rinj që po i përshtaten historisë. Jam i sigurtë që filmi do jetë po aq i bukur sad he Anime.
Aktori 23-vjeçar Haruma Miura u prezantua me përpara si ylli i filmit, dhe ai do të luaj rolin e Erej Jaeger. Ne tani kemi një listë për aktorët që do të jenë Joining Miura në Attack on Titan, dhe ato janë Hiroki Hasegawa (Jellyfish Princess), Kiko Mizuhara (Norëegian Wood), Kanata Hongō (Prince of Tennis), Takahiro Miura (Space Battleship Yamato), Nanami Sakuraba (Twin Spica), Satoru Matsuo (Themae Romae), Satomi Ishihara(Sadako 3D), Pierre Taki (Linda Linda Linda), Jun Kunimura (Audition), Shu Watanabe (Kamen Rider OOO), Ayame Misaki (Tokumei Sentai Go-Busters), dhe Rina Takeda (High Kick Girl).
Skripti është shkruar në bashkëpunim me Yuusuke Watanabe (krijuesi i Dragon Ball Z: Battle of Gods, Gantz) dhe kritiku i filmave Tomohiro Machaiyama. Mendoj se kjo përshtatje është në duar të mira, dhe unë po pres me padurim se si ky film do të dalë. Kohet e fundit fansat janë shtuar shumë dhe ka patur shumë cosplay që prezantonin karakteret e filmit në Comic-Con në San Diego këtë vit.
Këtu keni një përshkrim të historisë që filmi është bazuar:
Historia e Attack on Titan vendoset në një botë ku njerëzimi jeton brënda disa qyteteve të ndërlidhura, të izolaur me mure gjigande. Këto mure ekzistojnë për të mbajtur Titanët jashtë, krijesa humane gjigande të cilët ushqehen me njerëz pa asnjë arsye. Këto Titanë kanë ulur numrin e njerëzimit në një shifër shumë të vogël. Tre protagonistët kryesorë të mangës së Isayama janë Eren Jaeger, motra e tij e adoptuar Misaka Ackerman dhe shoku i tyre Armin Arlert. Jeta e tyre ndryshon përgjithmonë kur “Colossal Titan” thyen murin i cili i mbronte qytetin, duke çuar kështu në vdekjen e nënës së Eren. Duke betuar hakmarrje dhe rimarrjen e botës nga duart e Titanve, Eren, Misaka dhe Armin bashkohen me Survey Cops (Policia Mbikqyrëse), një grup ushtarësh elitar që luftojnë Titanët jashtë mureve.
IMA / M. Uruçi