Gazetarja dhe moderatorja Ilva Tare po përjeton pritjen më të ëmbël në jetë. Ajo do të bëhet nënë për herë të parë. Mbas një viti bashkjetesë me deputetin e PD, Eduart Selami, çifti ka vendosur të kurorëzojë dashurinë e tyre me një fëmijë. Për Eduartin nuk është hera e parë që bëhet baba por për gazetaren kjo është ajo që i kishte munguar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetarja në një intervistë të dhënë në gazetën “Dita”. Ajo është në muajn e tretë të shtatzanisë dhe pritet të ketë një lindje nga muaj qershor. Tashmë, Ilva përveç punës si gazetare do ketë edhe një obligim më të rëndësishëm për jetën e saj sic është përkushtimi ndaj fëmijës.
IMA / G. Qerimi