Komisioni Lituanez i Radios dhe Televizionit (LRTK) ka vendosur të lëshojë udhëzime të detyrueshme për ofruesit e shërbimeve të rrjetit për të bllokuar shpërndarjen e paligjshme të përmbajtjes televizive.
Në një deklaratë, rregullatori thotë se pas një hetimi gjeti se faqja iptvcom.net nuk kishte arritur ta njoftonte se po shpërndante përmbajtje TV. Kjo ishte në kundërshtim me Ligjin për Informimin Publik dhe LRTK kërkoi nga Gjykata Rajonale Administrative e Vilniusit një leje që i lejon asaj të lëshojë udhëzime të detyrueshme për ofruesit.
Leja u lëshua më 10 shtator dhe tani do të kërkohet që ofruesit të bllokojnë iptvcom.net brenda pesë ditëve nga marrja e udhëzimeve./IMA/