Komisioni i Radios dhe Televizionit Lituanez (LRTK) ka vendosur të pezullojë transmetimin në këtë shtet për RTR Planeta, një prej televizioneve më të mëdha Ruse për një periudhë prej 12 muajore.
Në një deklaratë, rregullatori thotë vëndimi është marrë për shkak të shkeljeve të përsëritura të Direktivës së Shërbimeve të Medias Audiovizuale të BE-së dhe Ligjit të Lituanisë mbi Informimin Publik.
Insititucioni shton se shkeljet janë zbuluar në tri raste në vitin 2017 dhe janë hetuar tërësisht.
LRTK menjëherë ka kontaktuar transmetuesin dhe institucionin që e ka regjistruar atë në Suedi, si dhe informoi KE për situatën. Sidoqoftë, nuk ka marrë asnjë reagim nga RTR Planeta, ndërsa Komisioni i Radio Televizionit Suedez nuk ka kompetencë për të marrë masat e nevojshme për të siguruar që RTR Planeta nuk i përsërit shkeljet.
LRTK tani ka udhëzuar ri-transmetuesit në Lituani, si dhe të tjerët që ofrojnë programe televizive duke përfshirë edhe shërbimet IPTV, për të ndaluar transmetimit e RTR Planeta nga 23 Shkurti.