Pas shumë thashethemeve dhe konfirmimeve konkurrentët e reality show-t të shumë pritur të Canale 5 janë zbuluar zyrtarisht.
Isola dei Famosi ose në shqip Ishulli i të famshmëve do të nis transmetimin nga e Premtja 12 Mars në prezantimin e Ilary Blasi. Programi do të zhvendoset në ishullin Honduras nga ku të mbijetuarit Vip do të sfidojnë urinë dhe vështirësitë e të jetuarit në kushte jo të zakonshme.
Por le të njihemi me emrat e personazheve vip që do të jenë pjesë e edicionit 2021. E nisim me Elisa Isoardi, Angela Melillo, Drusilla Gucci, Carolina Stramare, Paul Gascoigne, Gilles Rocca, Simone Paciello dhe Beppe Braida.
Duke vazhduar me Visconte Guglielmotti, Akash Kumar, Roberto Ciufoli dhe Brando Giorgi. Për tu kompletuar me Francesca Lodo, Valentina Persia, Vera Gemma dhe Daniela Martani.
Këtë edicion pjesë e formatit do të jetë edhe ishulli i parazitëve i mbrojtur nga Marco Maddaloni dhe dy shokët e udhëtimit Fariba Teherani dhe Ubaldo Lanzo. Reporteri që do të pasqyroj zhvillimet nga ishulli do të jetë Massimiliano Rosolino, ndërsa opinionistë do të jenë Elettra Lamborghini dhe Iva Zanicchi.