Lionsgate ka vendosur datat e premierës për filmat e ardhshëm “Hellboy” dhe “Kin”. Hellboy, me David Harbour, Milla Jovovich, Ian McShane dhe Daniel Dae Kim, me regjisor i Neil Marshall, do të dalë në kinema më 11 janar 2019. Kjo do ta vendosë filmin përballë What Men Want dhe Ad Astra deri më tani.
David Harbour do të jetë aktori në rolin e heroit të filmit të Lionsgate dhe Millennium film. Ian McShane do të jetë në rolin e babait adoptiv të Hellboy, Profesori Trevor Bruttenholm, Milla Jovovich në rolin e personazhit antagonist Blood Queen, Sasha Lane në rolin e Alice Monaghan, Penelope Mitchell në rolin e Ganeida dhe Daniel Dae Kim në rolin e Major Ben Daimio.
Regjia e Hellboy i është besuar Neil Marshall, ndërsa skenari Andrew Cosby, Christopher Golden dhe Mike Mignola. Larry Gordon dhe Lloyd Levin sëbashku me Mike Richardson e Dark Horse Entertainment do të jenë producentët e filmit.
Filmi tjetër “Kin”, me Jack Reynor, Zoe Kravitz, James Franco, Dennis Quaid and Myles Truitt, parashikohet të ketë premierën në 31 Gusht 2018, nga Summit Entertainment.
Kin është një thriller kriminal bazuar në historinë e një heroi unik i destinuar për të qenë i lavdishëm. I ndjekur nga një kriminel hakmarrës (James Franco), federalët dhe një bandë e ushtarëve të botës tjetër, një ex-con (Jack Reynor) dhe vëllai i tij i adoptuar më i ri (Myles Truitt) janë të detyruar të arratisen me një armë misterioze si mburoja e tyre e vetme.