Now You See Me – Magjistarët e krimit mund të ketë një tjetër sequel, që do të realizohet dhe do të dalë në sallat e kinemave vetëm nëse Now You See Me 2 – The Second Act arrin të arkëtoj më shumë se filmi i parë.
Lajmin e ka bërë të ditur Lionsgate, e cila duket se ka besim të verbër në cast-in e aktorëve që në 2013-ën kontribuoi ne arketimin e 351 milion dollarëve nga shitja e biletave.
Sipas disa zërave, aventura e re e iluzionistëve të krimit ka gati një titull: Now You See Three.
E ndërkohë që nuk kemi të tjera informacione rreth këtij filmi, le ti gëzohemi Now You See Me 2, që do të shfaqet në kinematë amerikane duke filluar nga 10 qershori 2016 dhe ku mungon Isla Fisher, por janë bërë pjesë aktorët Lizzy Caplan e Daniel Radcliffe.