Barcelona ka mohuar kategorikisht përgjegjësinë e publikimit të kontratës 672 milionë dollarëshe të Lionel Messi-t, e cila doli në gazetën spanjolle “El Mundo”. Kontrata e bën Messi-n sportistin më të paguar ndonjëherë në histori.
Klubi katalanas tha se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj të përditshmes spanjolle “për çdo dëm që mund të shkaktohet nga ky publikim”. Sipas asaj që shkruante gazeta, kontrata e argjentinasit e nënshkruar nga ai në 2017-ën dhe që mbaron në 30 qershor të këtij vti, e bën atë të fitojë 167 milionë dollarë në vit, përfshirë edhe bonuset. Po ashtu ka fitime edhe nga e drejta e imazhit.
Messi ka marrë gjithashtu një bonus prej 139 milionë dollarësh për shkak se e ka pranaur rinovimin e kontratës në atë kohë dhe një bonus besnikërie prej 94 milionë dollarësh.
Kontrata është mbajtur private deri më tani, ndërsa Barcelona mohon që të ketë dhënë informacione në lidhje me të dhe kanë shprehur mbështetjen maksimale ndaj Messi-t, në këtë përpjekje për të sulmuar dhe ulur imazhin e tij si një nga më të mirët e botës dhe historisë së futbollit.
“El Mundo” nga ana tjetër ka thënë se gjetja e shifrave dhe zbulimi i detajeve ka qenë një punë e lodhshme që ka zgjatur shumë kohë. Ndërkohë vetë Messi nuk ka e ka komentuar këtë çeshtje dhe përgjigjen më të mirë e dha në fushën e lojës ditën e dielë, duke shënuar një nga golat më të bukur të vitit deri më tani kundër Athcletic Bilbao. Më saktëisisht ky ishte goli i 650 i karrierës së tij.
Gjithsesi e ardhmja e argjentinasit tek Barcelona është shumë e paqartë, pasi jo vetëm që në fund të sezonit i skadon kontrata, por vitin e shkuar ai shprehu dëshirën për t’u larguar. Ai nuk është kursyer ndaj bordit të klubit, sidomos në kohën kur miku i tij, sulmuesi Luis Suarez, u largua drejt Atletico Madrid-it, që për momentin janë të parët në ligën spanjolle, kjo falë edhe uruguajanit.