Ndriçimi dhe Lindita, dy ish-konkurrentët e “Për’puthen +40”, duket se janë bërë çift prej kohësh dhe i janë bashkuar emisionit për arsye që nuk i dimë. Sipas “Iconstyle.al” ata bashkëjeton jashtë kryeqytetit, ndërkohë që në ekran janë prezantuar të dy si beqarë dhe në kërkim të shpirtit binjak. Kujtojmë se Lindita u bë pjesë e emisionit duke thënë se kishte ardhur nga Italia posaçërisht për të njohur Ndriçimin, pasi ai ishte i vetmi që e kishte tërhequr nga ekrani.
Shpesh ata kanë debatuar me njëri-tjetrin, gjë që e bën më të besueshme “lojën” e tyre në ekran, nëse ka një të tillë. Pak kohë më parë, Ndriçimi shprehu pëlqimin për Stelën dhe deklarata e tij ka shtyrë Linditën të tërhiqet nga pëlqimi që ka shprehur për të. Deri tani nuk ka ende asnjë reagim nga dy konkurrentët, teksa mbetemi në pritje të mësojmë të vërtetën.