Rrugëtimi që ajo kishte nisur ishte sigurisht i vështirë edhe pse arriti t’u mbijetonte disa betejave, Linda Halimi nuk mundi ta kalonte fazën e radhës.
Në episodin e fundit të “American Idol”, Linda u përball me afro-amerikanen La’Porsha Renae, përballje që skualifikoi këngëtaren shqiptare, duke mos kaluar në 24-shen më të mirë të spektaklit.
Përmes një postimi të bërë në profilin e saj zyrtar në Facebook, Linda ka lajmëruar të gjithë fansat e saj se udhetimi i saj në “American Idol” ka mbaruar por një tjetër kapitull do të nisë tashmë në karrierën e këngëtares.
“Rrugëtimi im në “American Idol” përfundoi sonte.. Ishin momente ekstremisht emocionale për mua siç e patë të gjithë. Kemi punuar me muaj të tërë dhe e gjithë vëmendja dhe fokusi ishin të përqëndruara tek performancat e mia që të jepja më të mirën e mundshme”.
“Dhashë gjithçka dhe pavarësisht rezultateve sonte, jam përgjithmonë mirënjohëse stafit të “American Idol” për mundësinë e dhënë që emri “LINDITA” të shndërrohet në emër të njohur në gjithë botën. Përfundimisht ëndërr që më në fund m’u realizua!!”, shkruan ish-konkurrentja e programit të famshëm amerikan.
Marrë nga TAR