Këngëtarja Linda Halimi ka vite tashmë që po qëndron në Amerikë bashkë me partnerin e saj, Big D, dhe vajzën, Kaimana.
Faqja “Trending Celebs Now”, e cila merret me informacionet rreth personazheve VIP në Amerikë, ka raportuar për të ardhurat vjetore të këngëtares shqiptare.
Në atë faqe thuhet se ajo ka nga një deri në pesë milionë dollarë, të ardhura vjetore, një vlerësim që i bëri përshtypje edhe vetë Lindës.
Këngëtarja ka publikuar në “InstaStory” dokumentin ku vlerësohet shuma e pasurisë së saj.