Gazetarja e njohur italiane Lilli Gruber ditët e fundit ka qenë në qendër të mediave të shkruara dhe online. Moderatorja e emisionit të përditshem “Otto e Mezzo” në kanalin La7, ka hapitur opinionin publik duke braktisur papritur formatin që drejtonte nga viti 2008.
Lilli Gruber ka qenë një nga figurat më të njohura të RAI deri ne vitin 2004, kur vendosi të largohet nga televizioni për t’iu përkushtuar politikës. Viti 2008 ka qenë edhe rikthimi i saj në televizion, por këtë herë në një televizion privat si La7. Nuk dihen ende arsyet e largimit të saj të papritur nga kjo media, por flitet së sefundmi kanë lindur mosmarreveshje midis gazetares dhe botuesit Cairo Editore.
Ndërkohë, në redaksinë e IMA, burime brenda Agon Channel bëjnë të ditur se Gruber është kontaktuar nga Alessio Vinci, Drejtori editorial i kanalit, i cili i ka propozuar gazetares për të qenë pjesë e redaksisë së informacionit në Agon Italia.
Nuk dihet ende, nëse Lilli Gruber do të pranojë ofertën e bërë nga Agon Italia, na duhet të presim edhe pak kohë për të zbuluar vendimin e saj.