Liam Neeson zbulon një komplot të dyshimtë të qeverisë në filmin e tij të ri “Blacklight”. Aktori 69-vjeçar më shumë se një herë ka deklaruar se shumë shpejtë do të pensionohet nga filmat e zhanrit aksion, por është e qartë se ai nuk është ende gati të bëjë një gjë të tillë.
Në të vërtetë, Neeson nuk tregon shenja ngadalësimi pasi ai vazhdon të shfaqet në filmat të kategorisë B, të cilët vijnë të mbushur me skena aksion.
Në projektin e tij të fundit “Blacklight”, ylli i filmave “Taken” e luan rolin e burri me një histori të gjatë operacionesh të fshehta të rrezikshme, i cili e zbulon një komplot qeveritar që përfshin vrasjen e qytetarëve të zakonshëm për arsye të dyshimta. Familja e personazhit të tij shpejt përfundon e kërcënuar nga të njëjtit njerëz për të cilët ai punonte, dhe tani i duhet ta ekspozojë të vërtetën duke shpëtuar më të dashurit e tij nga njerëzit e këqij.
Mbetet për t’u parë nëse filmi i fundit i Neesonit do t’i tërheq fansat e zakonshëm të yllit hollywoodian kur të dalë në kinema. Por, tani padyshim se nuk është koha më e mirë në arkat filmike për ndonjë film që nuk është i studios “Marvel”, pasi pasiguria e lidhur me pandeminë ka filluar të ndikojë sërish në botën e filmit.
Filmi “Blacklight” do të lansohet ekskluzivisht nëpër kinema, më 11 shkurt të këtij viti.