LG Electronics ka prezantuar dy ditë më parë smartphone-in e parë në botë me DAB+ në Radiodays Europe 2016 në Paris, konferencën më të madhe për radion në botë.
Konsumatorët në Australi, Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë, Norvegji dhe në Mbretërinë e Bashkuar do të jenë të parët që do të blejnë LG Stylus 2 me DAB+ me një çmim prej 299 EURO.
LG Stylus 2 përmban një chipset DAB+ dhe një aplikacion të veçantë që lejon konsumatorët të dëgjojnë radio në transmetim digital.
Ndryshe nga frekuenca tradicionale FM, frekuenca digitale e transmetimeve DAB+ mundëson më shumë kanale radio, kualitet audio të lartë dhe më shumë interaktivitet.
LG Stylus 2 ka një ekran të madh 5.7-inch, një altoparlant 1 watt dhe një bateri të lëvizshme 3,000mAh, që e bëjnë atë aparatin ideal për të shijuar përmbajtjet multimediale.