Ay Yapim është duke përgatitur një tjetër projekt për sezonin e ardhshëm televiziv.
‘Leyla ile Alper‘ (Leyla dhe Alper) është seriali më i ri që do të filloj në muajin tetor në kanalin ATV, me protagoniste Hazar Erguclu dhe Metin Akdulger.
Fillimisht roli protagonist iu ofrua Kivanc Tatlitug por aktori nuk e pranoi pasi nuk dëshironte të rrezikonte duke luajtur sërisht me të njëjtën aktore, duke ia kaluar rolin e protagonistit Metin Akdulger.
Hazar Erguclu dhe Metin Akdulger vijnë sëbashku në një serial për herë të dytë pas përfundimit të ‘Medcezir’, ku Hazar kishte një ndër rolet kryesore ndërsa Metin Akdulger kishte rolin negativ.
Se sa do të jetë i suksesshëm ky produksion mbetet për tu parë në muajt në vazhdim, edhe pse kritikë të televizionit nuk e kanë cilësuar si zgjedhje të mirë aktorët protagonistë, pasi ende nuk kanë dalë nga hija e ‘Medcezir’ ku të dy kishin ndër rolet kryesore.
“100 Vjet Vetmi” i Marquez vjen si serial në Netflix. Ja kur do të jetë premiera
Netflix ka njoftuar datën e lançimit të serialit shumëpritur “100 Vjet Vetmi,” i bazuar në romanin klasik të Gabriel Garcia...