Në Formula 1, 19 prej 20 vendeve që përbejnë kampionatin automobilistik janë tashmë të konfirmuar, Mungon formalisht vetëm një, ai më i pabesueshëm.
Britaniku Lewis Hamilton, që ka dominuar pothuajse të gjithë dekadën e fundit të këtij sporti, është zyrtarisht pa kontratë. Kontrata e tij me Mercedesin, e firmosur në korrik të vitit 2018, ka përfunduar më 1 janar, dhe ai zyrtarisht është një pilot i lirë të firmosë me cilindo.
Fansat e britanikut mund të marrin frymë. Hamilton jo vetëm që do të garojë sërish këtë vit në Formula 1, dhe kjo do të ndodhë sërish me “Shigetën e Argjentë”. Mungojnë ende pothuajse dy muaj nga rifillimi i garave, dhe kontrata midis tij dhe drejtuesit gjermanë të Mercedes do të firmoset.
Por patjetër fakti që kampioni britanik e ka lënë kontratën të skadojë, përbën një mesazh për ekipin kampion të botës. Sipas burimeve, piloti 36-vjeçar ka kërkuar një kontratë 4-vjeçare me vlerë totale 200 milionë dollarë, plus bonuse të tjera dhe një rol si njeri imazh i Mercedesit.
Kushte që janë refuzuar nga Mercedes, ashtu siç është refuzuar oferta pasuese e gjermanëve nga Hamilton.
Mbetet për t’u parë si do të shkojë, por një gjë është e sigurt, Hamilton edhe për sezonin e ardhshëm do luftojë për titull.