Protesta e studentëve vazhdon në ditën e katërt këtë të Shtunë, dhe mesa duket ajo po merr përmasa edhe më të mëdha, shpesh edhe duke dalë jashtë kontrollit. Ndërsa shpesh po tentohet të përfshihet me politikën, ku në mes të protestës shfaqen edhe simpantizantë të Opozitës dhe Pozitës, Lëvizja për Universitetin është përpjekur të sqarojë dhe disa media të cilat kanë shfaqur lajme të rreme, përmes një deklarate:
Shpifësit e partive politike po përhapin lajme të rreme mbi veprimtarinë e aktivistëve të Lëvizjes Për Universitetin. Asnjëri prej nesh, në asnjë moment nuk ka kërkuar largimin e banorëve të Astirit nga protesta. Madje ditën e parë të protestës e kemi duartrokitur bashkërisht njërin prej banorëve që po solidarizohej me kërkesat e studentëve. Ne mendojmë se qeveria, ashtu siç po cenon të drejtat e studentëve për arsim, po shkel edhe të drejtën jetike të banimit të banorëve të Astirit duke u prishur shtëpitë.
Ne jemi kundër të gjitha partive politike!
Ne jemi për universitetin, për shoqërinë!
Studentët e bashkuar kanë për të fituar!
Gjatë ditëve të fundit shpesh në disa media të njohura informative është shfaqur një gjuhë vulgare për të rinjtë protestues duke i quajtur ata “ngelës” por edhe duke i sulmuar ata në lidhje me politikën. Dhe mesa duket, këto ditë protestash janë ato që po shfaqin hapur se cilat televizione janë të “pushtuara” nga poltika./IMA/