Një shpëthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmë në Lezhë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:45, në rrugën e Shengjinit. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj., banues në Tiranë. Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.