Kryeministri Edi Rama është përballur në një intervistë televizive në News 24 me gazetarin Alfred Lela i cili u shoqëuar nga forcat e policisë gjatë protestës së 17 majit tek teatri.
Imazhet e gazetarit Lela që tërhiqet nga policët, prangoset dhe shoqërohet, qarkulluan në menjëherë si disa nga pamjet që shenjuan këtë protestë. Ai vetë denoncoi dhunën e ushtruar ndaj tij nga policia. Kryeministri Rama nga ana e tij deklaroi se gazetari Lela nuk është dhunuar por është shoqëruar sipas ligjit.
Përballja e tyre në studio solli një debat të fortë gjatë të cilit gazetari Lela uli pantallonat për t’i treguar kryeministrit Rama shenjat e dhunës së policisë.
Lela: Edi, Po të drejtohem me ti, se ti je një njëjës.
Rama: Si urdhëron zoti prokuror
Lela: Po më dhunon për herë të dytë..
Rama: Trego dhe sillu me edukatë.
Lela: Gënjeve me këtë që the
Rama: Kush e ka gjykuar Budina apo Lesi Makbeth…se nuk flet kështu një gazetar pa pikën e etikës si të ishte fiks një personazh i karagjozit.
Lela: Nuk të ka pëlqyer xhesti im ty, i xhestit futjes hedhjes për të ndihmuar një vajzë. Ti je në anën tjetër të historisë, se ti je për dhunën ndaj tyre. Silva Caka u mor nga jashtë rrethimit
Rama: I drejtohesh të ftuarit pa pikën e etikës.
Lela: T’u drejtova ashtu sic e meriton. S’ka se si të pëlqejë kjo, se je komplet në anën tjetër. Silva Cava është marrë nga jashtë rrethimit nga policët.
Rama: Këto janë tregimet e tua, përralla bëni pa mua. Unë flas për atë që është, që e shoh unë, e sheh publiku.
Lela: E interpretive si gënjeshtar. Do t’i shohësh pamjet? (Heq pantallonat)
Rama: Nuk më interesojnë fare.
Lela: E meriton.
Rama: Ti mund t’i heqësh pantallonat.
Lela: I heq se nuk kam frikë nga ti. Unë jam goditur me shkelma.
Rama: Ti do të tregosh…
Lela: Më lër të flas.
Rama: Ku janë shkelmat? Nuk ka shkelma, nk ka gopditje, ka marrje për krahësh. Policia gjendet duke kapur për duarsh tre vajza policie. Mbërthehu. Nuk ke ngrënë ato shkelma, nuk ke pasur as goditje.
Lela: Hedhja ime, goditja kur jam i shtrirë…
Rama: Nuk ka goditje.
Lela: Çfarë rreziku përbëja unë për policinë?
Rama: Nëse ju z.Lela pretendoni se tërheqja juaj për krahësh është…/Opinion.al