Lei Kraja ka marrë mbështejen më të mirë të mundshme në nisje të emisionit të saj sportiv në RTSH 1.
Për të duket se nuk ka xhelozi, as nga ato smirat e vogla që zakonisht pasojnë sipërmarrje të tilla.
Koleget e tjera të Leit, njëkohësisht edhe rivale të saj, si Vilma Masha, Eva Murati apo Cindy Marina nuk i kanë kursyer fjalët e ngrohta për startin e ri.
“Shumë urime zemër, do ta duash këtë gjë”, i shkruan Eva.
Ndërsa Vilma Masha më poshtë e komplimenton me fjalët, “Yll, yll, suksese”.
Mesa duket gocat e sportit dashurinë me njëra-tjetrën e kanë më të madhe sesa shpirtin e konkurrencës.