“Portokalli” pritet të vijë me shumë ndryshime këtë sezon. Së fundmi, raportohet se moderatorja e dashur Lei Kraja ka bërë një audicion për të qenë pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli” dhe është pranuar të jetë aktore e kastit të këtij programi.
Burime pranë moderatores bëjnë me dije për “News31” se ajo do të marrë pjesë në disa skeçe, sidomos në skeçet e “Përthithen”. Duke parë aftësitë e Leit në moderim dhe figurën e saj në televizion, jemi të bindur se do shkëlqejë edhe si aktore.
Spektakli i humorit fillon këtë të dielë dhe do të vijë për publikun me ndryshime të shumta. “Portokalli” do të nisë me një të ftuar special, reperin Noizy, i cili do të luajë edhe një pjesë të vogël për publikun. Sakaq, moderimi i është besuar Fjoralba Ponarit dhe Salsano Rrapit.