Procesi i aplikimit për pajisjen me kartë identiteti ose pasaportë tashmë është më i lehtë.
Kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook ka sqaruar procesin e aplikimeve për kartë ID dhe pasaportë. Karta e ID dhe pasaporta mund të merret duke aplikuar online në e-albania dhe se në këtë mënyrë shmanget humbja e kohës në sportele.
Statusi:
SQARIM PËR SHUMË KOMENTE MBI APLIKIMET PËR KARTË ID APO PASHAPORTË
PROCESI ËSHTË LEHTËSUAR NDJESHËM DHE KOHA ËSHTË PËRGJYSMUAR ME HEQJEN E SPORTELIT E TË RADHËS NË KOMISARIAT
Karta ID apo Pashaporta Biometrike tanimë merren duke aplikuar online në e-albania.
Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar
• Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë antiCOVID19