Pas suksesit botëror të app-it Pokemon GO, krijesat aq shumë të dashura nga publiku që u krijuan në Japoni në 1996 për dy video lojra, më pas realizimi i serialit të animuar, filmave, action figure dhe të tjera forma me protaginistë ata, nuk është për t’u çuditur që së shpejti t’i shohim edhe në një film live-actiin.
Kompania e filmit Legendary Pictures ka shfaqur interes që tani për të blerë të drejtat autoriale për realizimin e një filmi me protaginistê krijesat e famëshme destinuar ekranit të madh të kinemasë.
Natyrisht, krijesat do të realizohen me teknologjinë kompjuterike CGI, por kujdestarët e tyre do mund të jenë aktorë të njohur të kinematografisë botërore. Që nga fillimet, Pokemon ka shitur më shumë se 279 milionë lojëra, duke e bërë një nga video lojrat më fitimprurëse në histori. Tre filmat e parë të animuar (19, prej të cilëve vetëm 5 janë shfaqur në Amerikë), të shpërndarë nga Warner, kanë arkëtuar më shumë se 150 milionë dollarë vetëm në Amerikë. Duket se një film live action është ajo që i ka i mungon listës së sukseseve të Pokemon dhe që ka gjasa të vijë së shpejti për të gjithë fansat e tyre.