Ledri Vula është fotografuar së fundmi gjatë pushimeve të tij në resortin e njohur Folie Marine, ku ka kaluar kohë me të dashurën e tij, Rina Zaiti. Çifti është kapur mat duke shijuar momente të qeta dhe relaksuese pranë detit, ulur në afërsi të shkëmbinjve të plazhit.
Duket se reperi i njohur po shfrytëzon këtë periudhë për t’u shkëputur nga angazhimet e karrierës së tij muzikore dhe për të kaluar kohë cilësore me partneren e tij. Sipas burimeve të afërta për Anabel, çifti është parë gjatë gjithë kohës shumë afër njëri-tjetrit, duke shijuar çdo moment të pushimeve të tyre.
Kjo periudhë pushimesh vjen pas një sezoni të ngjeshur për Ledrin, i cili ka qenë i angazhuar me projekte të ndryshme muzikore dhe evente.