Ledri Vula, i cili do të bëhet baba së shpejti, do të publikojë nesër (10 tetor) këngën e tij të fundit, “Si baba”, ku nga vetë titulli kuptohet qartazi se do të ketë lidhje me fazën e re të jetës personale.
Projektin – të cilin partnerja e tij, Sara Hoxha e ka cilësuar si punën më të mirë të reperit – Ledri e prezantoi fillimisht me ekon e bebit, ndërsa pak më parë, publikoi edhe një foto ku shfaqet me Sarën.
Në foto, në të cilën të dy qëndrojnë të zhveshur në pjesën e sipërme dhe me pantallona xhins, Ledri mban dorën në barkun e rrumbullakosur të Sarës, ndërkohë që ajo e prek në qafë. Fotoja është intime, e ëmbël.
https://www.instagram.com/p/CGIWKe3hP_Y/?utm_source=ig_web_copy_link
Fotoja duket e frymëzuar nga ajo e aktorit amerikan Matthew Noszka dhe partneres së tij, Inanna Sarkis.
Nuk është hera e parë që Sara i referohet Inanna-s në veshje.
Kënga publikohet nesër në orën 20:00 dhe momentalisht është ende e paqartë nëse Sara do të jetë pjesë e videoklipit, por gjasat janë që po.