Ledjana e “Për’puthen” ka reaguar ashpër ndaj Mevlanit dhe produksionit nëpërmjet një statusi në “Instastory” ku shkruan se kanë folur pa praninë e saj dhe se nuk e kishin ftuar në emision, duke shtuar “Kjo është drejtësia juaj”. Duke iu përgjigjur Mevlanit që tha se ajo ka përdorur lidhjen e tyre për famë, ajo thotë se ai ka shkuar në program për klikime këngësh. Madje, shkon edhe më tej tek shprehet se kënga që Mevlani ka shkruar për të ka një histori tjetër, por pa zbuluar për çfarë bëhet fjalë.
“Nuk ngrihet asnjëherë imazhi yt duke ulur imazhin e tjetrit, aq më pak duke u viktimizuar. Kjo është drejtësia juaj, që flisni në emision për mua dhe unë që duhet të isha prezent për t’i sqaruar gjërat nuk më fton njeri. E nëse unë paskam shkuar për famë dhe jam shtirur, pyes veten po të tjerët për çfarë? Për klikime këngësh? Me cilin shpirt e shkruajte këngën time se e vërteta është ndryshe…”, shkruan Ledjana.