Ledion Liço, autor i “Top Awards”, i ftuar mbrëmjen e djeshme në puntatën e fundit për këtë sezon të “Top Show”, ka zbuluar disa nga suprizat e mbrëmjes së 24-Qershorit, mbrëmje kjo e cila do të vlerësojë artistët më të mirë të vitit në “Top Music Awards”.
Ledioni ka zbuluar se mbrëmja e “Top Music Awards” do të nisë prej orës 20:00 në pallatin e kongreseve, duke vazhduar deri në mesnatë dhe për herë të parë “Red Carpet” (tapeti i kuq) do të trasmetohet në Top Channel, ndryshe nga vitet e tjera të ”Top Fest”, i cili është trasmetuar vetëm në “My Music Tv” në Digitalb.
Përsa i përket prezantimit të këtij eventi, Ledion Liço i cili do të jetë edhe prezantuesi i “Top Awards” është shprehur se do të dalë shumë pak në skenë, rreth 3-4 herë, ndryshe nga çfarë jemi mësuar deri më tani në festivalet tradicionale shqiptare që pas çdo performance në skenë del prezantuesi e prezanton këngën e radhës. Ledioni ka shtuar se shumë të ftuar atë mbrëmje do të kenë role përsa i përket prezantimit të performancave. Ledioni po ashtu ka zbuluar se skena e Pallatit të Kongreseve nuk do të jetë e vetmja, paralelisht me të do të jetë edhe një tjetër skenë jashtë saj, ku fansa të shumtë do të jenë aty për të shijuar këtë mbrëmje, që pritet të jetë spektakolare. Gjithashtu, gjatë emisionit të mbrëmshëm të “Top Show”, është zbuluar se në mbrëmjen e 24-Qershor-it në “Top Awards” dy nga të ftuarit special do të jenë Ardian Bujupi & Deejay Dalool, për të realizuar një performancë që nuk e kemi parë deri më sot në skenat shqiptare.
IMAlbania.com / R. Sharka