Sara Hoxha vijon të mahnisë me trasformimin e saj në pamje ndërkohë që është shfaqur supersexy në eventin e mbrëmjes së të premtes për përurimin e ambjenteve të reja të “Top Channel”. 19-vjeçarja ashtu si motra e madhe Lori, ka zgjedhur një palë kominoshe të zeza nga Balmain, me një dekolte vërtet të guximshme. Sara vjen kësaj radhe me një stil minimalist ku aksesori i vetëm, ishte rripi i madh gjithashtu Balmain të cilin mesa duket motrat kanë vendosur ta zgjedhin të dyja.
Mirëpo ajo që ka rënë në sy gjatë mbrëmjes, ka qenë fakti se Sara nuk është parë në shoqërinë e të dashurit Ledion Liço i cili madje ka refuzuar edhe fotografët për të pozuar. Ai ka preferuar të jetë larg vëmendjes ndërkohë që përflitet se Liço ka qenë dhe organizatori i eventit dhe ndoshta për këtë arsye ka vendosur të qëndrojë në prapaskenë.
Marre nga Anabel