Një moment tensioni ka ndodhur gjatë puntatës së fundit të “Big Brother VIP”, ku moderatori Ledion Liço ka zgjedhur të adresojë drejtpërdrejt komentet e bëra nga Sara, një nga banorët e shtëpisë, në lidhje me performancën e tij si prezantues i emisionit.
Sipas një deklarate që u bë virale këtë javë, Sara gjatë një interviste në një emision radiofonik ishte shprehur se Ledion Liço i dukej si moderatori më i dobët në prezantimin e “Big Brother”. “Nuk më ka pëlqyer Ledion Liço kur ka prezantuar Big Brother-in,” kishte thënë ajo.
Gjatë puntatës live, Ledioni iu drejtua Sarës me një ton që përmbante një dozë hakmarrjeje dhe ironie, duke i kujtuar asaj se ai ishte moderatori i “Big Brother VIP” dhe se ai vendoste se kujt i drejtoheshin pyetjet. “Sara të kujtoj që e drejtoj unë Big Brotherin dhe e di unë kujt i drejtohen apo jo pyetjet. Se mbase e ke harruar,” i tha Ledioni Sarës.
Ky moment në studio ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat dhe ndjekësit e emisionit janë ndarë në opinionet e tyre rreth mënyrës se si moderatori dhe banorja janë përballur me situatën.
Duket se këto ndërveprime të tensionuara shtojnë më tej dinamikën dhe intrigën në “Big Brother VIP”, duke shtuar një tjetër element në marrëdhëniet brenda dhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.