Pak kohë pas deklarimit të lidhjes së tyre, moderatori i Top Channel Ledion Liço dhe vajza e pronarit të ndjerë të këtij televizioni Sara Hoxha, mesa duket këtë fillim viti kanë zgjedhur që të hedhin edhe një hap tjetër në mardhënien e tyre.
Ka qënë pikërisht Sara, e cila ka njoftuar fejesën e saj, nëpërmjet një fotoje në profilin e saj në Instagram, ku nuk kanë munguar edhe urimet e shumta të fansave.
Sara dhe Ledioni janë një ndër çiftet më të përfolura nga publiku, ku shpesh është spekulluar edhe për ndarjen e tyre.
Info Media Albania | Nuk lejohet kopjimi i këtij materiali