Një tjetër çift i njohur i botës së televizionit do të kurorëzojë së shpejti martesën. Bëhet fjalë për Ledion Lico dhe Sara Hoxhën, dyshja e famshme e Top Channel, të cilët vetëm para pak kohësh sollën në jetë fëmijën e tyre të parë. Një djalë, emri i të cilit është London.
Burime të IMAlbania.com pranë familjes Hoxha bëjnë me dije se Ledioni dhe Sara do të zhvillojnë ceremoninë e martesës së shpejti. Edhe pse një informacion i pakonfirmuar, po të njejtat burim shprehen për IMA se dasma mund të zhvillohet në Londër. Data e ceremonisë ende nuk është e vendosur por mund të jetë vitin e ardhshëm, lajm ky që mbetet të zbulohet më vonë.
Fakti i dasmës mund të konfirmohet edhe me disa komente të kapura para disa ditësh në profilin e Lori Hoxhës e cila ka postuar një foto me një fustan duke e shoqëruar me një koment nga frazat e një kënge popullore Tiranase për dasmat. Sara ka qënë ajo që ka replikuar më pas duke u shprehur “se do e nderojë”, por ku? Na pritet të zbulojmë dhe konfirmojmë më tepër detaje nga vetë çifti së shpejti!/imalbania.com/