Moderatori i njohur i ekranit të Top Channel Ledion Liço është bërë sot baba për herë të parë.
Ai sot ka vendosur të ndaj mes ndjekësve të tij në rrjetet sociale, gëzimin e ri duke i njoftuar për ardhjen në jetë të fëmijës fryt i lidhjes disavjeçare me Sara Hoxhën, të bijën e presidentit të ndjer të Top Channel.
London Noor Liço quhet djali i vogël, ndërkohë Ledioni na ka treguar edhe foton e parë të tij.
InfoMedia Albania uron familjen e re të Ledionit dhe Sarës, dhe bebit jetë të gjatë pranë prindërve të tij!