Sara Hoxha para disa javësh rrëfeu si rrallëherë sfidat dhe rreziqet e emisionit më të ndjekur momentalisht me një shikueshmëri rekord, si dhe ka folur lidhur me marrëdhënien me Ledion Liçon.
Gjatë intervistës, ajo ka zbuluar një sekret lidhur me rikthimin e Liços në televizion duke thënë se do të ndodhë brenda vitit 2022.
Moderatori i njohur i “Top Channel” Ledion Liço, pritet të rikthehet në ekran bashkë me projektin më të bukur muzikor “Top Music Awards”.
Alban Male, drejtori artistik i “Top Channel” me një postim na la të kuptojmë se festivali muzikor super i ndjekur nga të gjithë do të rikthehet.
Mund të shihet qartë hashtagu #topmusicawards e mesa duket do të rikthehet po këtë vit.
Sara në emisionin “Wake UP” tha:
“Unë mendoj që televizionit i mungon Ledioni, aq sa Ledionit i mungon televizioni. Pavarësisht se ai e ka shijuar kohën si prind dhe kohën që është marrë me “Top Albania Radio”, mendoj që është koha për rikthimin e tij në televizion dhe besoj se këtë vit do ta shikoni në televizion në “Top Channel”.- është shprehur ajo.
Ndërkohë, e pyetur nga moderatorët se si funksionojnë me ndarjen e mendimeve profesionale me Ledion Liçon, Sara është përgjigjur duke thënë se ai është një nga kritikët dhe vlerësuesit e saj më të mirë, por disa herë ndeshen me mendimet e tyre të ndryshme nga njeri-tjetri.