Ky sezon televiziv mund të konsiderohet edhe si sezoni i Ledion Liços.
Kështu shkruan Panorama Plus, referuar burimeve brenda Top Channel.
Prezantuesi i Big Brother, i fejuar me vajzën e dytë të pronarit të ndjerë të TCH, Sara Hoxha, pritet të marrë kohën televizive të Rudina Xhungës pas mbylljes së programit “Shqip”.
Liço pritet të vijë të hënën me një format të ri në atë orar që transmetohej “Shqip”.
Ndërkohë ai pritet të marrë edhe drejtimin e “Mag”, që transmetohej si pjesë e ‘Top Show’ të Alban Dudushit.