Ajo mund të quhet historia e dashurisë emomentit në TCH. Lidhja e tyre është diskutuar prej kohësh, por ata akoma nuk kanë bërë publike atë, megjithëse në rrjetet sociale nuk ngurojnë t’i flasin ngrohtësisht njëri-tjetrit. Megjithatë siç i thonë asaj fjalës “Ku ka zë, nuk është pa gjë” është e vërtetë edhe për Ledion Liço dhe njërës prej trashëgimtares së “Top Media” Sara Hoxha. Ditën e djeshme ata janë parë të ngacmonin njëri-tjetrin me komente në Instagram. Teksa Ledioni kishte postuar një foto për të treguar se ka provuar kekun e bërë nga prezantuesja e njohur Arbana Osmani, ai kishte veshur një këmishë të kuqe dhe kjo është bërë shkak që Sara të komentojë. Ajo ka shkruar: “Këmisha e kuqe për të kombinuar me kekun e kuq?, ndërsa Ledioni ia ka kthyer që ai e ka kombinuar me zemrën e saj “match with your heart”. Sipas miqve të tyre, Sara është parë shpesh të shkojë në shtëpinë e re të Ledionit, ku këtë verë kanë bërë edhe pushime së bashku. Ledioni akuzohet nga komentuesit online se është lidhur me trashëgimtaret e Topit , për interes… po në fund të fundit, kush e di të vërtetën. Si do që të jetë njerëzit njëlloj do të flasin.
Nutini | Dita