Ledion Liço ka paditur gazetaren e njohur Mira Kazhani, për një shkrim të botuar në portalin që ajo drejton prej disa muajsh, “Tirana Post”.
Një artikull që portali të cilin menaxhon Mira Kazhani duket se ka bërë që moderator i njohur i Top Channel të reagojë duke e hedhur në gjyq gazetaren. Shkrimi bën fjalë për një foto që Ledion Lico ka postuar në InstaStory me djalin e tij të vogël, London Noor, teksa të dy kanë qenë në muzeun “Shtëpia e Gjethes” në Tiranë. Sipas “Express” në lajmin e postuar në “Tirana Post” theksi vihej tek kritikat ndaj Ledionit si prind, dhe se si një foshnje e vogël nuk duhet kurrsesi të shikojë pamjet që i ofronte muzeu i gjetheve në Tiranë, ku më së shumti ekspozohen pajisje apo dhe fakte rreth komunizmit të egër që ka kaluar vendi ynë.
“London Noor shkon në muze për hir të babi Ledionit”, ishte titulli i shkruar në artikull. Ky titull dhe mënyra se si ishte formuluar shkrimi, ka bërë që Ledion Lico t’i drejtohet gjykatës me një padi kundër gazetares. I kontaktuar nga “Express” Liço konfirmon se avokati i ka dërguar në zyrë padinë gazetares Kazhani, ku nëpërmjet saj kërkon një ndjesë publike nga ana e këtij portali për shkrimin e botuar dhe jo dëmshpërblim monetar.
Artikulli më vonë është modifikuar nga gazetarët. Kujtojmë se Ledioni dhe Mira kanë punuar më parë bashkv, në Big Brother 8 kohë kur ai ishte në rolin e moderatorit dhe ajo në kolltukun e opinionistes.