Ledion Liço është siguruar që kohët e fundit të qëndrojë larg syrit të publikut edhe pse puna fantastike që ka bërë në drejtimin e “Top Albania Radios” është e dukshme tashmë për të gjithë. Moderatori i cili i mungon ekranit tashmë, zgjodhi nje temë shumë interesante në përvjetorin e tij të 35-të. Ishte pikërisht dalja e tij e parë publike tek “Ethet e së premtes mbrëma” që ishte edhe nisja e një rrugëtimi të gjatë e të suksesshëm në televizion.
Në një festë private me stafin dhe mes miqve më të afërt, Ledioni priti këtë përvjetor i rrethuar me dashuri dhe urime. Në mënyrë të veçantë nga Sara dhe me fjalë zemre nga Lori e cila ishte edhe organizatorja e një feste ku nuk mungoi humori dhe muzika. Videot me poshtë janë publikuar nga Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha të cilët po ashtu ishin të ftuar në këtë ditë speciale për Ledion Liçon.