Emisioni më i ndjekur në Itali, “Le Iene” ka pas qyruar ngjarjet e kësaj të diele në Tiranë, që nisën me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe dhjetëra rastet e dhunës policore ndaj protestuesve që prej mëse dy vitesh mbronin godinën e Teatrit.
Emisioni investigativ italian thotë se buldozerët erdhën dhe e rrëzuan Teatrin Kombëtar në Tiranë, teksa shpërthyen protestat.
“Pas një beteje të gjatë dy vjeçare, Kryeministri shqiptar rrëzoi Teatri Kombëtar historik për të rindërtuar një të ri. “Nuk ishte godinë e rrezikshme”, thonë kundërshtarët që flasin për interesa të tjera që qëndrojnë pas vendimit”,– thuhet në videon e publikuar nga Le Iene.
Ndërkohë ditën e nesërme televizioi Rai Uno ka anoncuar një emision special për ngjarjet në Tiranë dhe shembjen e Teatrit Kombëtar.