Lazarati është bërë aq i famshëm sa tani ka shfaqur edhe interesimin e producentëve televizivë amerikanë të cilën historinë e fshatit të njohur për kultivimin e kanabasit, do ta kthejnë në film.
Një projekt i tillë vjen edhe nga Hollywood i cili po bëhet gati të nisë xhirimet e filmit, një pjesë e të cilëve do të xhirohen në Shqipëri.
Ditët e fundit ka mbërritur në Shqipëri regjisori i filmit i cili po shëtit në disa vende për të parë setet e përshtatshme ku do të xhirohen skenat.
Një ndër këto vende ështe edhe Fushë-Kruja. Ndërkohë që nuk dihet ende kasti i aktorëve që do të luajnë në film dhe nëse midis tyre do të ketë edhe emra të njohur të kinematografisë amerikane.
Marre nga Albanian Post