Një nga regjizorët e platformës dixhitale Tring, Jonid Jorgji mësohet se është larguar disa javë më parë nga platforma e njohur duke lënë gjithashtu në mes dhe një format të njohur i cili është duke u transmetuar, “Albanian Designer Competition”.
Burime të IMA në Tring bëjnë me dije se Jonid Jorgji ka vendosur të tërhiqet nga Tring, në prag të premierës së filmit të tij të parë “Luanët Drejt Venecias”.
Jonid Jorgji është një emër i njohur në kinematografi dhe televizion. Ai ka sjellë për herë të parë formatet e emisioneve mbi modën, kuzhinën dhe dokumentarët në natyrë ku ndër to
përmendim: “Në gjurmët e peshkut”; “Shopping Queen”; “Shopping Night”; “Living
Christmas”; “Tirana Street Style”, produksione të cilat kanë patur një audiencë dhe pëlqyeshmëri tek shikuesit e ekranit të vogël.
Njëherazi Jorgji është dhe një nga themeluesit e kanalit Living në Tring.
Jonid Jorgji numëron në portofolin e tij 2 filma si skenarist, 3 filma si producent dhe 2 të tillë si drejtues./IMA/
17.12.2019 – Sqarim i Redaksisë: Më herët IMA raportoi gabim në pozicionin e Jonid Jorgjit në Tring Digital. Ai nuk ka qënë drejtor kreativ i televizionit, por regjisor i prodhimeve televizive të sipërpërmendura.
Gjithashtu, IMA sqaron se Jonid Jorgji nuk ka pasur konflikte gjatë largimit të tij nga platforma. Pasi të dy palët janë pyetur, si Tring dhe si z. Jonid Jorgji kanë sqaruar se ai ka dhënë dorëheqjen për shkak të një pozicioni të ri në Bashkinë e Tiranës.
IMA kërkon ndjesë për gabimin dhe ne po punojmë që mos të përsëritet.