Pas zërave të pakonfirmuara për largimin e “Portokallisë” nga Top Channel, thuhet se ndryshime do të ketë edhe në bordin drejtues. Burime për Iconstyle.al bëjnë me dije se në shtator, drejtuesi Ben Blushi do të largohet nga Top Channel dhe vendin e tij do ta zërë Ledion Liço.
“Nuk dihet nëse rikthimi në Top Channel do të sjellë edhe rikthimin e tij në ekran, por na duhet të presim se çfarë do të ndodhë,” shkruan IconStyle.
Ledion Liço momentalisht është producent në Digitalb. Burime të brendshme në Top Channel nuk e konfirmojnë për Anabel.al largimin e Ben Blushit.