Shumë i bujshëm ishte largimi i Kelvi Kadillit nga formati i mëngjesit në RTV Ora, të cilin prej shtatorit të kaluar e moderonte me Arjola Shehun, të cilën e ka dhe mike në jetën reale. Më shumë zhurmë bëri fakti se Kelvi u largua miqësisht nga ky ekran, duke qenë se jemi mësuar që largimet në mes të sezonit vijnë me zënka, duke deklaruar kështu se për një kohë të gjatë nuk do e shohim në media, për arsye biznesi.
Arjola Shehu, e cila vazhdon rrugëtimin e “Ditë e re” me Arjon Muçën është rrëfyer këtë të dielë në banakun e “ThumbON” në TV Ora me Aulonën dhe Fatmën e cila teksa është pyetur nga dyshja e moderatoreve nëse ka tentuar t’i mbushë mendjen Kelvit të mos largohej, kjo e fundit e prerë në përgjigje tha jo:
“Largimi i Kelvit në një farë forme më dëmtoi, kishim kimi, kisha krijuar stabilitetin tim, emisioni po shkonte mirë, por unë i dëshiroj vërtetë Kelvit, me zemër më të mirën! Ndërsa po flisnim me njeri-tjetrin, kuptova që rruga që ai donte të merrte ishte më e mirë për të, kështu që ja kam uruar më të mirat me gjithë shpirt”, u shpreh Arjola.
/Ora News.tv/