Besa Shahini i shprehu mirënjohjen shefit të qeverisë, Edi Rama, duke thënë se do të jetë se do të jetë gjithmonë mirënjohëse e telefonatës së tij, që e ftoi të bëhej pjesë e qeverisë me të dhe drejtimit të Ministrisë së Arsimit. Ndërsa i vetmi peng për Shahinin nga periudha e punës në Shqipëri, pasi siç ajo e ka thënë që nuk ka më plan të përfshihet në fushatën elektorale të 2021-shit, që nënkupton përfshirjen në PS.
Pengu i Shahinit është pikërisht sulmet që thotë se ka marrë nga opozita duke i quajtur si diskriminuese, për origjinën dhe dialektin nga Kosova.
“Ka qenë e paimagjinueshme që ngrihet opozita e akuzon që ministrja flet me dialekt dhe të thotë që dikush që flet dialektin e Kosovës, dialektin verior, është më pak inteligjent se të tjerët. Është argument gati-gati racist. S’mund të themi racist se jemi një komb, por ka qenë për mua e paimagjinueshme përpara dhe politika partiake nuk duhet të lejohet që të vendosë barriera në projektin e madh të bashkimit kombëtar. ”, ka thënë ish-ministrja.
Detyra nga sot i është besuar deputetes së PS-së, Evis Kushit.
EVIS KUSHI
“Të falënderoj për kontributin e madh që ke dhënë. Cafrë nuk do vlerësohet në kohën aktuale, do të vlerësohet në kohë. Lindita ka bërë një punë voluminoze dhe ka hapur një kantier reformash në gjithë spektrin. Unë mora kohë, zysha do të marrë stafetën. Kemi arsye të mjaftueshme të besojmë se është një kalim stafete në drejtimin e duhur. Evisi ka 7 vjet që është e angazhuar me ne në këtë betejë të përbashkët nga dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Elbasanit”, tha kryeministri Rama.
Shahini gjatë fjalës së vlerësoi mbështetjen nga ana e PS dhe përmendi disa nga reformat e arritura deri më tani:
“E kam të vështirë të vazhdojë një mandat tjetër larg familjes. Ky post është vështirë të mbahet nga unë. PS duhet ta fitojë edhe një mandat tjetër nëse duam ta shikojmë Shqipërinë të ecë më përpara. Kryeministri tregoi kurajë që përfshiu në politikë aktivistë nga Kosova. Ka qenë e paimagjinueshme që ngrihet opozita e akuzon që ministrja flet me dialekt. Një argument gati-gati racist”.
Ministrja e re e Arsimit, Kushi u shpreh:
“Është një privilegj i lartë për mua, pas 7 vitesh angazhim të jem ministre. Kjo është një përgjegjësi e madhe për të drejtuar sektorin ku kam punuar për 23 vite. Është një përgjegjësi e lartë të drejtoj këtë institucion të lartë. Elbasani është djepi i arsimit në Shqipëri. Gjej një rrugë të shtruar me shumë reforma, por që duhet të punojmë më shumë. Sot nisëm vitin e ri shkollor, ku u inauguruan dhe disa shkolla të reja”, tha ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi.