Gazetari Sokol Bregu përmes një shkrimi njofton se ka vendosur të largohet nga televizioni Top Channel.
Vetë Bregu thekson se largohet me dëshirën e tij nga Topi, për të ndjekur një projekt të tijin.
Shkruan Sokol Bregu:
Në Top Media për herë të parë në 1999 më solli Fatos Baxhaku, dhe në 2005 Sokol Balla. Nëse kam bërë diçka keq, absolutisht që ndjesa shkon për ta. Jam përpjekur të bëjë më të mirën këtu, nëse ia kam arritur apo jo, nuk e di, këtë e ka vlerësuar publiku.
Tani që largohem me dëshirën time, absolutisht më duhet t’i falenderoj të gjithë, por të them dhe tre sekrete dhe këshilla.
Uro të mos jesh objekt kurrë i Edicionit të lajmeve në Top Channel. Në 1986 në Napoli në çdo varrezë kishte banderola, ju nuk e dini ç’keni humbur Diego Armando Maradona, çdo ditë në këtë edicion më është dukur njësoj si ditën e parë. Sikur i drejtohem çdo njeriu në parajsë apo ferr. Ti nuk e di se ç’ke humbur në edicionin e lajmeve në Top Channel!
Uro të mos ia shash kurrë Shqipërinë, Marin Memës, do të gjendesh gjithmonë e më keq. Dhe sekreti më i madh është se qindra e qindra vrasës dhe kriminelë që kam transmetuar në kronikat e mia nuk mund të të bëjnë dot asgjë se ajo që të bën Fiks Fare, jo me armë, por me zë dhe figurë.
Askënd s’kam frikë në gjithçka kam transmetuar. A e di pse? Unë nuk e kam armik Filip Çakulin, përkundrazi e kam mik. Dhe kur njeriu që të bën vdekjen më të tmerrshme në botë vetëm me dy fjalë dhe nje video nuk më ka objektiv, atëherë jam i paprekshëm.
Them faleminderit për çdo njeri që ka punuar për edicionin e lajmeve, sepse janë si një pjesë e imja. Largohem vetë për një projekt personal. Ju them mirupafshim, se “good night” and “good luck”, do ju them nga Vizion Plus.
Ky do të jetë projekti im i karrierës. Nëse dështoj, të paktën nipave të mi në pension, do t’u them unë isha pjesë e rrebeshit më të madh gazetaresk në histori.