Netflix ka lëshuar një deklaratë duke mohuar thashethemet që qarkullojnë në mediat sociale se planifikon të ndërpresë operacionet në Turqi.
Duke cituar deklaratën, Sabah raporton se shërbimi mbetet “i përkushtuar për anëtarët e tij turq dhe komunitetin krijues. Ne jemi krenarë për talentin me të cilin punojmë. Jemi shumë të entuziazmuar për projekte që janë në prodhim si dhe ato që së shpejti të fillojnë me xhirimet dhe mezi presim t’i ndajmë këto prodhime me anëtarët tanë në të gjithë botën “.
Sabah shton se Netflix ka rënë nën presion pas planeve për të nisur një seri televizive që do të përfshinte një personazh homoseksual në rolet kryesore. Ajo u tërhoq pas një kërkese nga autoriteti rregullator RTÜK.
Deklarata e Netflix erdhi pasi partia në pushtet e Turqisë AKP gjithashtu hodhi poshtë thashethemet. Në të njëjtën kohë, ajo mohoi që Netflix është takuar me autoritetet qoftë në nivelin politik, ashtu edhe në atë shtetëror.
Ndërkohë, Financial Times, duke cituar një burim të njohur me mosmarrëveshjen, raporton se Netflix ka vendosur të anulojë të gjithë prodhimin në vend që të shkruajë karakterin gay. FT raporon se Netflix kishte 1.5 milion pajtimtarë në Turqi në fund të vitit 2019 dhe prodhimi në fjalë ishte një nga tre seritë e reja origjinale të skeduluara këtë vit.
Financial Times thotë gjithashtu se Netflix që prej vitit 2015 gjithashtu ka tërhequr tituj nën presionin e qeverisë në Gjermani, Zelandën e Re, Arabinë Saudite dhe Vietnam./InfoMediaAlbania/