Banorët e Sharrës dolën sërish në protestë për shkak të mungesës së informacionit në lidhje me planin e ndërhyrjes në zonë.
Dy muaj pasi kanë kërkuar informacion zyrtar thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje ndërkohë.
“Një muaj kemi që vijmë vërdallë dhe s’na japin asnjë projekt. Ne duam projektin, ta dimë të paktën se ku jemi. Që në fillim i kemi kërkuar projektin.”
Banorët janë të shqetësuar pasi kanë frikë se nga zgjerimi mund të preken shtëpitë e tyre dhe mbeten në qiell të hapur.
“Po vjen një hajdut të na vjedhë tokat. As nuk na pyesin. Na i kanë zaptuar tokat ka 3-4 vite dhe s’na lënë të hyjmë në tokat tona. Të më japë qeranë që ka 3 vite.”
Sipas tyre duke pasur planin e zgjerimit do mund të jenë më të qetë, ndërsa kërkojnë mbështetjen e popullit dhe politikës.
“Protesta jonë do vazhdojë, do futemi në çadra te dera e landfillit.“
Më krijimin e landfillit banorëve të Sharrës u janë marrë tokat, nga ku një pjesë e madhe nuk kanë marrë as kompensim. ndërhyrjet në zonë kanë dëmtuar edhe puset e ujit, duke i lënë qytetarët që jetojnë aty pa furnizim ndërkohë që zgjerimi i landfillit mund të rrezikojnë varrezat 500 vjeçare dhe xhaminë e fshatit.