Showbizi shqiptar sot është zgjuar me një lajm të bukur. Roland Hysi, i njohur ndryshe si Landi i “West Side Family” është bërë baba për herë të parë. Artisti i njohur për publikun shqiptar e ka bërë të ditur lajmin përmes një fotoje të publikuar në Instagram.
Ai ka publikuar një fotografi me foshnjen në krah në rrjetin social, ku shkruan: “Për momentin nuk ndodhem në shtëpi… Lavdi Zotit.”
Këngëtari është siguruar t’ja mbulojë portetin fëmijës, siç bëjnë një pjesë e mirë e prindërve të rinj në Instagram.
Nuk kanë munguar urimet e shumta nga miqtë e tij që e urojnë për foshnjen e porsalindur.
Nuk dihet ende nëse Landi është bërë baba i një vajze apo djali dhe emri me të cilin e ka pagëzuar foshnjen.
Ai është kujdesur gjithmonë që jetën private ta ruajë jashtë syrit të publikut