Ndarja e Dr. Florit nga jeta la një hidhërim e një boshllëk të madh në jetën e dy djemve të tjerë të grupit. Dikur, “West Side Family” sillte hit pas hiti, mirëpo fatkeqësia uli gjithashtu numrin e projekteve muzikore.
Dy djemve, Landit dhe Mirit i mungon shumë prania e Dr.Florit jo vetëm si mik i mirë, por edhe si partner në muzikë.
Dr.Flori mund të mos jetë më me ne, por hitet e tij do të dëgjohen gjithmonë. Ndaj djemtë kanë menduar të sjellin një koncert tribut, me të gjitha hitet e grupit, ndërsa ne shpresojmë shumë që ky plan të realizohet.
“Ne mundohemi të gjejmë një fabulë, të përfaqësojë West Side Family. Mos të jetë një produkt kalimtar, një produkt që t’i kuptohet gjëja, teksti, muzika dhe interpretimi të bëhen bashkë. Pa Florin është jashtëzakonisht e vështirë, por ne punojmë ende me vëllanë e tij, Albanin.”- tha Landi në Top Albania Radio.
“Ne kemi bërë përpjekje me grupe pune, që organizojnë koncerte. Por sa herë që mblidhemi me ekipin, ndodh dicka që nuk realizohet. Një herë ka nodhur tërmeti, pandemia. Kemi edhe ne disa pikëpyetje që pse kjo gjëja e madhe nuk po del?! Është tribut për Dr. Forin. Përgjegjësia është e madhe tani që Flori nuk është këtu. Do kemi pikëpyetjen a i pëlqeu atij?! Megjithatë duhet ta realizojmë.”
Kryqëzojmë gishtat që të ndodhë sa më shpejt!