Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare aktori dhe regjisori i mirënjohur, Xhevdet Ferri. Ai vuante oprej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme, e cila i mori edhe jetën, pikërisht ditën e sotme. Prej një jave, Ferri ishte shtruar në ”Spitalin Amerikan” në kryeqytet pasi ishte diagnostikuar me kancer. Por edhe pse u trajtua intensivisht, sëmundja avancoi me shpejtësi pa i dhënë shumë kohë, raporton newsbomb.al.
Kush ishte Xhevdet Ferri?
Aktori tepër i dashur për publikun shqiptar lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Rolin e tij të parë Xhevdet Ferri e ka luajtur kur ishte student.
Në vitin 1982 u diplomua në “Akademinë e Arteve” dega e dramës dhe më pas punoi si pedagog i mjeshtërisë së aktorit në këtë Akademi. Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Në vitet 1995-1999 ishte drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, duke e marrë sërish këtë post në vitin 2006. Ndërsa në vitet 1999-2001 ishte drejtor i Teatrit Kombëtar.
Filmat kryesorë të Xhevdet Ferrit
Në kërkim të kujt – (2009) ….Prokurori
Gjallë – Alive! (2009) …Zefi
Time of the Comet (2007) …. babai Anjezës
Gjoleka, djali i Abazit (2006) …shoferi kamionit
Saimir – (2004) …Edmondi
Dasma e Sakos – (1998) …Sako
Loin des barbares – (1994) …refugjati
Vitet e pritjes – (1990) …Gjoni
Treni niset në shtatë pa pesë – (1988) …Martini
Përrallë nga e kaluara – (1987)…Trimi
Dhe vjen një ditë – (1986) …..Gori
Hije që mbeten pas – (1985) …Agron Shkaba
Vendimi – (1984) ….Sadriu
Fushë e blertë, fushë e kuqe – (1984) …Petriti
Besa e kuqe – (1982) …Pali
Era e ngrohtë e thellësive – (1982)
Gjurmë në kaltërsi – (1981 )…Astriti
Skëterrë 43 – (1980) …Arjani
Vëllezër dhe shokë – (1980 )…Marko