Moderatorja e “ Përputhen” Oriela Nebijaj ka mbyllur karrierën në television, për të vijuar një të re në politikë. Sekondat e fundit e kësaj puntate të “Përputhen” iu kushtuan përshëndetjes së fundit të Nebijajt për publikun, e cila zyrtarisht është deputetja më e re në Kuvend. Moderatorja tha se do të bëjë maksimumin e saj për të përmbushur misionin si deputete e Partisë Demokratike.
“Ka qenë një rrugëtim dypalësh. Televizioni ka qenë diçka që më ka dhënë një satisfaksion. I jam mirënjohëse TopChannel sepse për gjashtë vite kam qenë pjesë e tij, pasi Eno Popi më bëri ftesën. Tashmë kam një tjetër sfidë. E pranova mandatin me përgjegjësinë më të madhe, unë do bëj maksimumin tim, pastaj nëse diçka nuk është në dorën time, nuk kam se çfarë të bëj. Unë me ndërgjegjie të pastër, do të di që kam dhënë më të mirën,”- tha Nebijaj.
Nebijaj e mori mandatin pasi Grida Duma la mandatin e deputetes për tu futur në botën e televizionit. Duma startoi emisionin “Top Story” në Top Channel, një prime time që do të drejtohet prej ish-deputetes së Partisë Demokratike gjatë gjithë sezonit.